Në orën 10:00 Kuvendi do të mblidhet në një seancë të posaçme për ti hequr imunitetin deputetit Arben Ahmetajt. Partia Socialiste dorëzon në Kuvend raportin e deputetëve të mazhorancës anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin lidhur me kërkesën e SPAK për ti hapur rrugë arrestimit të Arben Ahmetajt dhe kontrollit të banesës. Raporti është prej 14 faqesh dhe në fund deputetët rekomandojnë pranimin e kërkesës së SPAK.
“Deputetët e shumicës parlamentare në Këshillin e Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit, duke vlerësuar parimet kushtetuese për funksionimin e shtetit së drejtës, parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, barazisë para ligjit së të gjithë shtetasve, respektimit të të drejtave të njeriut dhe garancive procedurale në hetim dhe procesin penal, me qëllim që drejtësia të ushtrojë funksionet e veta në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin, në zbatim të nenit 73 të Kushtetutës, nenin 228 të Kodit të Procedurës Penale, nenit 13 dhe 118 të Rregullores së Kuvendit, i rekomandojmë Kuvendit: Pranimin e kërkesës së Prokurorisë së Posacme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dhënien e autorizimit nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë, për arrestimin/heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së deputetit, Z. Arben AHMETAJ”.
Deputetët që kanë firmosur raportin janë
Klotilda Bushka
Ermonela Felaj ( Valikaj)
Klevis Xhoxhi
Arben Pëllumbi