Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani shkruan se paditë nga ana e kryeministrit janë rritur si asnjëherë, duke shtuar se asnjë Kryeministër më parë, dhe as kur ai vetë ishte kryetar bashkie, nuk ka ndërmarrë aq masa represive sa ç’bën sot!
Qartësisht, në mënyrë të përsëritur e ndaj disa personave Kryeministri i vendit ka ndërmarrë veprime administrative dhe ligjore anti lirisë së shprehjes.
Kemi në krye të Qeverisë zyrtarin me rekorde të jashtëzakonshme masash represive e kërcënuese ndaj kujtdo që guxon të shprehë një opinion jo vetëm në media, por edhe në faqet personale të Facebook.
Këto të fundit funksionojnë si barcaletat e Shkodres, të cilat megjithse me spec, as Enveri nuk i dënonte…
Fakt është që ai vetë raporton shifra padish civile që ka ngritur në gjykatë ndaj shumë njerëzve në politikë dhe jo vetëm.
Asnjë Kryeministër më parë, as zyrtar i shtetit , madhe as kur Ai vetë shërbeu prej 12 vitesh Kryetar Bashkie nuk ka bërë kaq padi e masa të tjera represive sa ç’bën sot!
Asnjë!
Madje vite më parë ai na këshillonte të mos bënim padi ndaj gazetarëve eshe kur shpifjet ishin ashiqare!
Edhe ndaj Tij, kur ishte kryetar Bashkie shpifej shumë rëndë sesa sot, por nuk bënte pasi.
Ndërsa sot padit, pa kriter e për çdo gjë.
Dhe e bën me krenari këtë gjë. Madje me më shumë krenari sesa kur policia njofton ndonjë kapur droge apo krimineli…
Natyrisht nuk raporton thirrjet në polici që u janë bërë gazetarëve dhe jo vetëm, për t’i prezantuar se “keni shqetësuar Kryeministrin…” Nuk raporton as largimet nga puna vetëm përse njerëzit flasin me mend’t e veta dhe që nuk bëjnë share fjalimet e tij.
Kjo tregon se Kryeministri është i bindur në sjelljen e tij represive ndaj lirisë kushtetuese të cilitdo për të parur një opinion dhe për ta shprehur atë.
Kryeministri nuk ka asnjë shqetësim për asnjë shkelje tjetër ligji, vetëm fjalën e lirë nuk e duron e për pasojë nuk e lejon.
Liria e shprehjes është në themel të shoqërisë demokratike.
Pyetja është: vërtetë mendon Ai që do mbyllë gojët e të tjerëve?!
Në Shkodër thonë: fjalt e hallkut e brimat e gardhit nuk mbyllen kurrë…