Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

Pse fshihet Mercedesi ku Lady D humbi jetën

12:25 / July 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2022 09 06 203121 750x495 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kanë kaluar 26 vite nga vdekja e Princeshë Dianës nga aksidenti në Paris në 1997.

Gjatë këtyre dekadave janë shkruar dhjetëra skenarë dhe teori konspirative se çfarë ndodhi atë natë.

Por një nga misteret më të mëdha është makina në të cilën ndodhej Diana,  i dashuri i saj Dodi Fayed dhe truporja i cili ishte dhe shoferi.

Makina në të cilën ato ndodheshin ishte një Mercedes S280 që çifti kishte marrë me qira atë natë për t’u shpëtuar paparacëve.

Makina i përkiste kompanisë Etoile Limousines dhe kishte pësuar dëmtime të rënda pasi goditi muret e tunelit me shpejtësi mbi 190 km/h.

Ky Mercedes me sa duket iu dorëzua policisë për hetime.

Por që nga ajo natë, makina është zhdukur dhe askush nuk e di – apo dëshiron të zbulojë – vendndodhjen e saj.

Pronari i kompanisë, Jean-Francois Musa, gjatë gjithë këtyre viteve ka ndërmarrë veprimet e nevojshme ligjore për të zbuluar vendndodhjen e makinës e cila gjithsesi i përket.

Por asnjë shërbim nuk i jep atij asnjë përgjigje, duke forcuar më tej teoritë e konspiracionit për atë që fshihet realisht pas aksidentit.

Ai këmbëngul, duke thënë se dëshiron ta marrë atë dhe ta ekspozojë për ta parë publikun.

Ndoshta synimet e tij nuk janë edhe aq “të mira” pasi mediat britanike shkruajnë se nëse gjendet Mercedes S-Class , ka “koleksionistë” në mbarë botën të gatshëm të paguajnë deri në 11 milionë euro për ta blerë atë.

Paratë padyshim janë shumë dhe pavarësisht natyrës makabre të gjithë çështjes, një gjë është e sigurt se edhe pse kanë kaluar 25 vite pas vdekjes së saj së Lady D, ajo është ende e kërkuar.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Damiano David dhe Dove Cameron kurorëzojnë dashurinë/ Çfarë e bëri kaq të veçantë ceremoninë e tyre në Toskanë?”

22:40 / September 25, 2026

Nga politikani te gazetari i njohur, Bledi Mane zbulon banorët e sezonit të ri të “Big Brother VIP”?

12:55 / September 25, 2026

Jonida Maliqi flet hapur për lidhjen me Alessio Alian: “Më kthen fëmijën që kam brenda, nuk kam turp të them se e dua”

20:58 / September 22, 2026

Xheneta Fetahu përfshihet në ak*ident në Tiranë, publikon pamjet e makinës së dëmtuar

22:43 / September 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.