Gazetari i kronikës në News 24 Igli Çelmeta ka denoncuar nivelin e gjuhës që kanë politikanët shqiptar. Nisur nga postimi i ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, gazetari thekson se “përveç gënjeshtrave dhe justifikimeve boshe, më shumë më bëri përshtypje “përdhunimi” që i kishte bërë gjuhës shqipe”.
“Te reagimi i Arben Ahmetajt në faqen e tij në Facebook, përveç gënjeshtrave dhe justifikimeve boshe, më shumë më bëri përshtypje “përdhunimi” që i kishte bërë gjuhës shqipe.
Turp! Një ish-ministër, ish-zv.kryeministër, deputet (tashmë edhe ish-deputet), nuk njeh rregullat bazë të shkrimit të gjuhës shqipe dhe nuk di të shkruajë saktë fjalët. Gabime skandaloze, sikur shkollën e ka bërë natën. Turp për shtetin shqiptar që niveli i drejtuesve të lartë ka arritur deri në atë pikë sa nuk dinë të shkruajnë as shqip. Ah, se harrova, për numërim janë fenomenë, sepse i numërojnë aq mirë paratë që iu vjedhin shqiptarëve, sa do i kishte zili edhe makina llogaritëse”, shkruan ai.

