Në Divjakë, 3 autorët e dyshuar të vjedhjes së një shume parash në një banesë, u proceduan në gjendje të lirë, për shkak të moshave. Edhe bashkëpunëtori i tyre i mitur u shpall në kërkim.
“Në Divjakë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshave, për dy shtetas 16-vjeçarë dhe për një shtetas 15 vjeç, si dhe u shpall në kërkim një shtetas tjetër 15 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, më datë 01.07.2023, kanë vjedhur në banesën e një shtetasi, një shumë të konsiderueshme parash. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme”,-thuhet në njoftimin e Policisë.
