Në një postim në Facebook, presidenti tregon edhe futbollistin e preferuar të tij në fëmijëri.
“Kënaqësi të merrja pjesë sot në pritjen e organizuar me rastin e Ditës së Mbretit nga ambasada e Holandës, një vend mjaft i rëndësishëm për Europën dhe të ardhmen tonë europiane. Me interes pashë ekspozitën e fëmijëve shqiptarë🇦🇱 me piktura, me rastin e 350-vjetorit të ndarjes nga jeta të Rembrandtit. I lumtur të merrja dhuratë një libër për Johan Cruijff-in, idhullin e fëmijërisë time, aq më tepër tani që Ajax-i po rikthehet si atëherë”, shkruan kreu i Shtetit.
