Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ridvan Bode zbulon pse pranoi ofertën e Edi Ramës: Politika kapitull i mbyllur për mua

20:58 / April 24, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bode berisha basha ruli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Financave në qeverinë “Berisha”, Ridvan Bode, ka zbuluar se si e mori ofertën nga Rama dhe pse vendosi të pranojë emërimin në Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Bode u shpreh se nuk ka pasur asnjë kontakt me Kryeministrin më parë, ndërsa thotë se propozimi ishte me mesazh dhe me anë të një individi. Ai tregon edhe arsyet se pse e pranoi ofertën.

“Eksperienca ime e gjatë në çështjet e financave publike dhe kontributeve që kam dhënë, për shkak të angazhimit tim politik në fushën e ekonomisë dhe të financave të vendit, ishte intriguese pas momentin kur unë nuk isha më në politik. Praktikisht, pas zgjedhjeve të vitit 2017 nuk kam qenë i angazhuar. E vërteta është se nuk kam pasur asnjë kontakt me zotin Rama më përpara. Ka qenë një ftesë e tij, një propozim i tij me mesazh dhe përmes një individi. Kam diskutuar me njerëzit që kam bashkëpunuar gjatë dhe kam marrë këtë vendim, duke konsideruar një pozicion që nuk ka të bëjë fare me politikën, aq më pak me qeverinë, një pozicion në të cilin mund të jap kontributin tim dhe eksperiencën time të gjatë në fushën e financave publike dhe në fushën e ekonomisë së vendit. Po ashtu, me interes për të kontribuuar në vijimësi edhe me dijet e mia në një institucion shumë serioz dhe shumë kredibël të vendit”, tha Bode në emisionin “A2 Business Week”.

Më tej, Bode theksoi se ky ishte edhe një vendim për të deklaruar shkëputjen përfundimtare nga politika. “Ishte një zgjidhje e imja për të deklaruar edhe publikisht shkëputjen nga politika, e cila është përfundimtare. Derisa unë pranova të marr pjesë në një institucion të tillë që ka një mandat të gjatë do të thotë se e konsideroj një gjë të mbyllur”, tha Bode.

Edi Rama ridvan bode
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjermania distancohet nga protestat në Tiranë: Janë çështje e brendshme politike e Shqipërisë

19:50 / June 22, 2026

Durrës/ Nuk ndalon para Policisë, përplas 5 automjete gjatë tentativës për tu larguar

16:08 / June 22, 2026

U godit me thikë nga bashkëshorti, niset me helikopter drejt spitalit të Tiranës 28-vjeçarja

15:49 / June 22, 2026

I ftuar nga Presidenti Macron, Rama mbërrin në Pallatin Elysee/Zbardhen temat e diskutimit

15:47 / June 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.