Me Taulant Ballën që mori në dorën Ministrinë e Brendshme, grupi parlamentar i PS-së ka mbetur pa kryetar. Ende nuk ka asnjë zë nga PS-ja për këtë post dhe duket se në shtator do të kemi edhe kryetarin e ri, kjo pasi në gusht Kuvendi shkon me pushime.
Kandidatja që duket se ka kuotat më të larta për të drejtuar grupin parlamentar është Elisa Spiropali. Që realisht është njeriu që ka në dorë debatin publik në Kuvend, sidomos në replikat e polemikat me opozitën.
Por në Kuvend në seancat e fundit kemi parë deputetët Toni Gogun dhe Arben Pëllumbin që të flasin në emër të PS-së dhe emri i kreut të ri mund të jetë njëri prej tyre.
Një nga emrat më të përfolur është edhe anëtarja e komisionit të ligjeve, deputetja Klotilda Bushka, e cila njihet shumë pak, por konsiderohet nga Edi Rama si parlamentarja e PS-së që bën më pak gabime se askush.
