Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Operacion i madh policor në Lezhë, Mirditë e Kurbin! Asgjësohen plot 1844 bimë narkotike

10:16 / July 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 68
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Finalizohet faza e 26-të e megaoperacionit policor të koduar “Imazhi”. Asgjësohen nëpërmjet djegies në total 1844 bimë narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në zona të ndryshme të qarkut. Shërbime të Komisariateve të Policisë Lezhë, Mirditë e Kurbin, të pajisura me dronë, kanë vijuar kontrollet në zona të pyllëzuara të qarkut, me qëllim parandalimin, konstatimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.

Si rezultat, u finalizua faza e 26-të e megaoperacionit policor antikanabis, në nivel qarku, të koduar “Imazhi”, si rezultat i së cilës, janë gjetur të kultivuara në total 1844 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, konkretisht:

Në rrethin Lezhë, janë gjetur në total 1061 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të kultivuara në 2 njësi administrative, konkretisht 593 bimë u gjetën në fshatin Troshan të njësisë administrative Blinisht, ndërsa 468 bimë u gjetën në fshatrat Fregen dhe Rras i Butë të njësisë administrative Ungrej;

Në rrethin Kurbin u gjetën të kultivuara në total 412 bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, konkretisht 380 bimë u gjetën në fshatin Alk të njësisë administrative Fushë Kuqe, ndërsa 32 bimë u gjetën në fshatin Shkopet të njësisë administrative Milot. Gjithashtu, në rrethin Mirditë, në njësinë administrative Kaçinar, në fshatin Shëngjergj, u gjetën të kultivuara 371 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Bimët narkotike, pas kryerjes së veprimeve procedurale, u asgjësuan nëpërmjet djegies. Policia e Lezhës, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, vijon veprimet hetimore, me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorit/ëve të kësaj veprimtarie kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Kanabis
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Korçë/ Digjet automjeti, gjendet i pajetë një 66-vjeçar brenda, dyshohet se u vetëdogj

09:40 / July 21, 2026

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.