Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Vendimi për studentët e mjekësisë, Alibeaj: Keni zgjedhur kulaçin dhe kërbaçin. Kushi: Kush ikën, paguan koston

12:20 / July 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
alibeaj8 693x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i PD-së, Enkelejd Aliebeaj ka shprehur rezervat në lidhje me projektligjin që do t’i detyrojë studentët e mjekësisë që të punojnë në vend deri në 5 vite dhe më pas të pajisen me diplomë. Ai tha se duhet të bëhet studim për këtë nismë se çfarë do të sjellë, dhe për faktin nëse do t’i shtyjë studentët që të zgjedhin më pas universitetet private.

“Nëse nuk e pajisni mjekun me diplomë, sa të sigurt jeni se duke ikur pa diplomë, por ikën vetëm me një listë notash edhe mund ta marrin. A keni bërë një studim? Sa mund ta frenojë ky vendimi juaj? A keni një përgjigje? Bie dakord se qëllimi i projektligjit ka qëllim të mirë për popullatën, por se mjekët që keni zgjedhur janë dispropocional. Keni zgjedhur kulaçin dhe kërbaçin. Kur thoni; nuk ta jap diplomën, nëse nuk vazhdon të japësh shërbimin për 3-5 vite me radhë. Deri më sot, ata që kanë ikur, a ju është ofruar punë në sistemin shëndetësor në vend? A ka një statistikë apo jo? Duke vendosur një kufizim të tillë, studentët që kanë ëndërr këtë degë, a mos ndoshta është një mjet i cili duke u miratuar kështu me shpejtësi, para provimeve, mund të penalizojë që ata që duan të vazhdojnë në mjekësi, shkojnë dhe e ndjekin në universitetet private. Se penalizohen ata që studiojnë në shtet”, tha deputeti.

Ministrja e Arsimit, Evis Kushi përsëriti disa herë faktin se qeveria “Rama 3” nuk do të detyrojë asnjë student që të firmos këtë vendim, ndërsa theksoi se ata që nuk do të pranojnë, duhet të paguajnë koston. “Nuk mund ta pranoj fjalën kërbaç apo penalitet. Asnjë studenti nuk i mbahet me detyrim diploma. Kush firmos dhe pranon të jetë pjesë e këtij projektligji, do t’i mbahet diploma. Qëllim ynë nuk është që t’i marrin mbrapsht paratë. Ne nuk e detyrojmë. Asnjë student nuk do të detyrohet. Ata që janë në vitet e ndërmjetme, do të zgjedhin vetë që të punojnë 2-3 vite, ose përndryshe do të marrin diplomën dhe do të paguajnë koston. Ai s’ka pse të favorizohet nga taksapaguesit shqiptarë, ai duhet ta paguajë koston”, tha ajo.

Enkelejd Alibeaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.