Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Nga 300 lekë deri në 300 euro”/ Sa kushtojnë shezlonget sipas zonave në Shqipëri

15:40 / July 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 3238055f9302c283cc83206b5e885f74
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe këtë vit duket se ka një rritje të çmimeve të shezlongeve në plazhet e Shqipërisë.

Gazetarët kanë raportuar nga qytete të ndryshme bregdetare rreth çmimeve që qytetarët duhet të paguajnë këtë vit për të pushuar në bregdet.

Sipas informacioneve që ata kanë siguruar, për të bërë plazh në Shqipëri çmimet variojnë nga 300 lekë, që është çmimi më i lirë në Seman, deri në 300 euro që është çmim për persona që zgjedhin të frekuentojnë turzimin elitar në Ksamil.

“Në zonën e plazhit të vjetër çmimet janë 500 lekë për shezlong, ndërsa nëse flasim për Lungomaren, çmimet variojnë nga 700-800-1200 dhe në zona më ekskluzive duke ecur përgjatë Radhimës arrijnë 2500 lekë. Në këto zona ka një rritje të çmimeve në fundjavë”,-tha gazetarja e Euronews Albania Ebrieta Maçaj.

Edhe në Velipojë çmimet duket se janë më të larta.

“Vetëm në rreshtat e fundit mund të gjejmë shezlongë me 500 lekë, ndërsa nëse i referohemi qendrës çmimi më i lirë që mund të gjendet është 1500 lekë për 24 orë, por ka edhe nga ata që shkojnë 2000-2500 lekë”,-tha gazetari Teodor Gjerga.

Ndërsa çmimet më të kripura duket se edhe këtë verë mund t’i gjejmë në Sarandë.

“Saranda është shumë më e lirë se Ksamili, në plazhet më minimaliste shezlongët fillojnë me 1000 lekë deri në 5000, ndërsa Ksamili fillon me 1500 në plazhet familjare dhe që janë më minimalist, ndërsa në të tjerat shkon 2000-3000, por kemi edhe turizmin elitar që nis nga 50 euro, 100-200-300 euro e më shumë duke pasur parasysh edhe shërbimet e tjera që ofrohen brenda paketës. Borshi, Buneci, Lukova vazhdojnë të kenë çmime ekonomike dhe çadrat shkojnë 1000-1500 lekë”,-tha gazetarja Anxhela Lushkaj.

Në plazhin e Semanit çmimet variojnë nga 300 lekë deri në 500 lekë./Euronews

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Surpriza në mbrojtje dhe sulm, publikohet formacioni i Shqipërisë ndaj Bjellorusisë

20:27 / September 26, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi, motër e vëlla nga Shqipëria dhe partnerët e tyre humbin jetën pas shembjes së godinës në Athinë

17:20 / September 26, 2026

Rikthehet Saimir Tahiri: Kam shumë gjëra per të thënë…

16:29 / September 26, 2026

Ministri Hoxha nënshkruan Konventën e Kombeve të Bashkuara kundër Krimit Kibernetik: Siguria dhe qëndrueshmëria, pjesë e agjendës kombëtare të transformimit digjital të Shqipërisë

15:35 / September 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.