Një pjesë e qytetit të Sarandës ka mbetur pa energji elektrike për shkak të një zjarri në afërsi të nënstacionit të qytetit.
OSHEE bën me dije se energjia elektrike është stakuar provizorisht, si masë sigurie. Aktualisht një pjesë e qytetit nuk ka energji elektrike.
Flakët janë vënë nën kontroll pas disa minutash ndërsa aktualisht operatorët e NST Saranda e Re dhe grupi i emergjencës OSSH janë duke manovruar me skemat për normalizimin e situatës.

