Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Qafë Buall të Bulqizës, ku kanë mbetur të plagosur 5 persona.
Të dhënat paraprake bëjnë të ditur se një makinë ka qenë në tentativë për të parakaluar një kamion por ka dalë nga rruga.
Dy prej të plagosurve raportohen të jenë në gjendje të rëndë, dhe janë transportuar drejt Tiranës.
NJOFTIMI I POLICISE
Bulqizë
Informacion paraprak
Në aksin rrugor Bulqizë-Klos, shtetasi V.E, banues në Mat, duke drejtuar automjetin tip ‘Land Rover’, ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga.
Si pasojë kanë mbetur të lënduar pasagjerët A.T, dhe M.L, të cilët janë transportuar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës, ndërsa shtetasi H.J së bashku me drejtuesin e mjetit po merrin ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po hetojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
