Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Manastirliu: Shtohen 9 njësi të lëvizshme në qendrat e qyteteve për asistencë mjekësore

13:19 / July 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manastiruliu 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në kuadër të zbatimit të Planit të masave për përballimin e të nxehtit ka inspektuar një prej pikave të hapura enkas për asistencë mjekësore për qytetarët që do të kenë nevojë në Pedonalen e Shkodrës.

“Në kuadër të planit të masave të bashkërenduar me të gjitha institucionet qe jemi duke punuar, qoftë me Njësinë Mjekësore Ushtarake, Qendrën Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Operatorin e Kujdesit Shëndetësore dhe gjithashtu edhe me Institutin e Shëndetit Publik, jemi të angazhuar sa i përket valës së të nxehtit, ku kjo javë konsiderohet si një prej javëve më të nxehta, ndaj 9 Njësi të Lëvizshme janë në territor, me mjekë, infermierë, janë pozicionuar në qendra të qyteteve, duke filluar nga Tirana me 4 njësi në territor, gjithashtu në Shkodër, Berat, Durrës, Gjirokastër, Elbasan dhe në zonat bregdetare ku tashmë strukturat e emergjencave janë në territor qe në 15 Qershor. Këto struktura te emergjencave të vendosura në qendër të qyteteve ku edhe fluksi i turisteve dhe pushuesve është i lartë të kemi garanci që të ofrojmë kujdes shëndetësor në kohë”, tha Manastirliu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka vënë në zbatim Planin e masave kundër valës së të nxehtit, në koordinim me Institutin e Shëndetit Publik, Operatorin e Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Qendrën Kombëtare të Urgjencave Mjekësore dhe Njësinë Mjekësore të Ushtrisë.

Plani i masave për përballimin e valës së të nxehtit përmban: Vendosjen në gatishmëri të nëntë autoambulancave në zonat me fluks të lartë në qendrat e qyteteve për ardhjen në ndihmë të rasteve urgjente. Gjithashtu në shërbimin parësor, janë në funksion urgjencat pediatrike 24/7 në katër qendra në Tiranë. Ndërsa janë hapur 30 qendra shëndetësore verore në zonat bregdetare dhe malore.

ogerta manastirliu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Daily Mail”: Tirana dhe Durrësi vlerësohen për historinë, atmosferën dhe çmimet e ulëta

09:35 / July 21, 2026

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.