Eurodeputeti Grek, Manolis Kefalogianis ishte këtë të martë në Himarë, ku zhvilloi një takim me banorët e këtij qyteti dhe mbështetës të Fredi Belerit.
Në pozitat e kyetarit kryetarit të Komitetit të Përbashkët Parlamentar të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri, Kefalogianis kërkoi lirimin kryetarit të zgjedhur të bashkisë së Himarës, Fredi Beleri.
“Fredi Beleri, përgjatë komunikimit që pata me të, më tha se nuk do të heq dorë, nuk do të bëj asnjë hap mbrapa. Do të luftoj për të drejtat e Himarjotëve, të cilët e meritojnë të gjithë këtë sakrificë që ai po bën. Beleri më tha gjithashtu se jam gati të qëndroj në burg aq sa duhet, për të përfaqësuar interesat e tyre, kur e drejtësia të fitoj dhe ai të lirohet, për të qënë kryebashkiaku juaj”, tha eurodeputeti
Eurodeputeti grek u shpreh se mënyra se si kjo çëshjte po trajtohet, do të ketë ndikimin e saj në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së.
“Çështja e Himarës nuk është më një çështje kombëtare, ka marr përmasa më të mëdha. Nuk është më një cështje që ne e diskutojmë me qeverinë Shqiptare, është tashmë një çështje europiane që diskutohet edhe aty. Si çështje europiane, do përballohet si e tillë. Për një shtet si Shqipëria e cila është në rrugën e saj për të hyrë në Be, Greqia ka ndikim të madh në këshillin europian, për të dhënë mendimin e saj se si këto çështje trajtohen, por edhe për rrugën e shqipërisë në BE”, tha Kefalogianis.
Në këtë takim eurodeputeti grek, Kefalogianis, ka qënë i shoqëruar nga ambasadorja greke në Shqipëri, Konstandina Kamici, si dhe kryetari i Omonias, Vasilis Kajos. Në krah të tyre qëndronte gjithashtu djali i Fredi Belerit, Petro Beleri.
