Emigrantët shqiptarë të cilët po presin që të vijnë në atdhe, po përballen me një fluks të mjeteve dhe radhëve kilometrike në pikën kufitare të Kakavijës. Prej dy orësh makinat qëndrojnë në pritje në pjesën greke të pikës Kufitare të Kakavijës. Shkak është bërë puna me një sportel nga pala greke. Gjatë orëve të fundit raportohet për dalje nga Shqipëria të mbi 3000 shtetasve dhe mbi 3500 në hyrje në Shqipëri, ndër të cilët edhe grekë që vijnë për pushime në Shqipëri.
Postime te ngjashme
Add A Comment
