“Dallimin mes ëndrrës dhe realitetit e bën projekti dhe jemi këtu me projektin e duhur për ta bërë ëndrrën realitet”. Kështu deklaroi kreu I qeverisë Esdi Rama në prezantimit e projektit të transformimit të Piramidës teksa I shprehu mbështetjen kryebashkiakut Veliaj në realizimin e kësaj ambicie që do e kthejë Tiranën ën një pikë referimi jo vetëm për Ballkanin por edhe më gjerë. “Më rezulton që jemi vendi i tretë që e përqafojmë këtë model, sigurisht në këtë konfiguracion nuk mund të mungojë Lali Eri kuptohet dhe në botën e asaj që e quaj “wish you thinking” nuk mund të mungojë ambicia e tij për ta bërë këtë godinë të gatshme për Samitin e digjitalizimit Samitin digjital për vitin e ardhshëm për gjithë vendet që i përkasin formatit 16+1 që do të ishte ky edhe një moment fantastik”, deklaroi Rama.
Rama deklaroi se përmes këtij projekti, Tirana do tí tregojë të tjerëve se si edhe një vend I vogël dhe me pak të ardhura ndërton i drejtohet botës së re digjitale dhe ndërton një shembull që ka impakt global për nga mënyra e afrimit tek e reja dhe e të rinjve drejt kësaj bote.
“Nga pikëpamja e zgjidhjes është absolutisht, e bën Tiranën në këtë rast Piramidën shumë atraktive se godina me shkallë në New York. Nga ana tjetër unë besoj se miku im i shtrenjtë dhe një nga shqiptarët më të mirë që kam njohur Granoff thotë të vërtetën kur thotë se kjo godinë për shkak jo thjesht arkitekturës por edhe të programit që do përmbajë mund të jetë në të ardhmen një pikë referimi jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë se si një shoqëri dhe një vend i vogël pa shumë fuqi i drejtohet botës së re digjitale dhe ndërton një shembull që ka impakt global për nga mënyra e afrimit te e reja dhe e të rinjve drejt kësaj bote”, tha Rama.
Kreu i qeverisë deklaroi se përmes këtij projekti zgjidhet edhe një dilemë torturuese për vite të tëra të një varri të hapur në mes të Tiranës që do rilindë në një potencial të jashtëzakonshëm. “Duke falenderur që të gjithë për këtë punë të bërë deri tani sepse na jep mundësi të zgjidhim një dilemë shumë torturuese për vite të tëra , një varr i hapur në mes të Tiranës, një godinë me barrë të rëndë historie dhe trashëgimie por dhe me potencial të jashtëzakonshëm për të rilindur, rilind falë këtij ekipi dhe nuk diskutohet edhe falë fuqisë së imagjinatës dhe dorës mjeshtërore të Vin Mass që unë pretendoj se e kam karakterizuar më mirë nga të gjithë se ata që e kanë shkruar për të , kritikë të famshëm, një rrobaqepës i pagabueshëm ëndrrash”, theksoi Rama.
“Më vjen shumë mirë që më në fund ia kemi dalë që të zgjidhim një dilemë që na ka munduar tani prej 30 vjetësh me këtë godinë . Ka pasur një moment kur një qeveri më parë vendosi që ta shembte piramidën. Ka pasur një debat publik madje u krijua edhe një masë kritike çuditërisht të rinjsh që shumë më pak lidhje kishin me kohën e shkuar që nënshkruan një peticion për të mos e shembur. Ruajtja e godinës nuk zgjidhi përfundimisht çështjen e funksionit të saj. Dhe besoj që sfida e fituar nga Vini në këtë rast është spektakolare për faktin që këtij simboli të diktaturës dhe të pushtetit të një njeriu mbi të tjetër i jep fuqinë e simbolit të pushtetit të çdo njeriu në një kohë të re. Dhe faktikisht nga një godinë e ndërtuar për të sjellë të gjithë njerëzit që të adhuronin diktaturën dhe diktatorin kthehet në një godinë që i sjell njerëzit për të celebruar lirinë, jetën dhe ngjitjen drejt qiellit të gjithsecilit”, nënvizoi kryeministri Rama.
