Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Fabrizio Bucci, me të cilin diskutoi çështje të bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë dhe zbatimit të ligjit.
Në takim u konfirmua mbështetja e Italisë për Shqipërinë lidhur me projektet dhe programet e shumta që kanë të bëjnë me luftën kundër krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit.
Ambasadori Bucci i uroi suksese në detyrën e re Ministrit Balla dhe siguroi që bashkëpunimi mes dy vendeve do të jetë i vazhdueshëm dhe i shtrirë në shumë fusha.
Ministri Balla, pas takimit përmes një postimi në rrjetet sociale, konfirmoi nivelin e shkëlqyer të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe posaçërisht sa u përket strukturave ligjzbatuese. Balla shprehu gjithashtu falënderimet si ministër për mbështetjen e Italisë ndaj vendit tonë.
