Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj në Rrogozhinë: Nuk i trajtojmë qytetarët si plaçkë, do e mundim bindshëm bixhozxhiun e Saliut

12:17 / July 19, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2023 07 19 at 12.06.54
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, denoncoi pazaret e kandidatit të opozitës për Bashkinë e Rrogozhinës. Gjatë një takimi me banorët në Kryevidh, ai tregoi një mesazh që kishte marrë nga kandidati i opozitës dhe theksoi se PS nuk bën pazar me askënd dhe se fuqia e saj janë njerëzit.

“Ky që kemi përballë, më çoi fjalë para disa ditesh, më tha: ‘Kam harxhuar shumë në fushatë, po m’i kompensuat, unë iki vetë’. I them atij që më çoi mesazhin: Së pari, unë s’kam bërë kurrë pazar, se as kam mundësi, as nuk dua ta kem këtë mundësi për të bërë pazar. Së dyti, unë besoj se trimat rrinë në luftë deri në fund. Së treti, unë besoj se atë burrë, që e trajton Rrogozhinën si një markatë kecash, që i blen votat si të jenë keca, do ta mundim me një fitore të pastër. Ne nuk jemi parti pazaresh. Fakti që ai po kërkon pazar, do të thotë se nuk i ka ikur mentaliteti i bixhozxhiut, si ish drejtues i lojërave të fatit”, u shpreh Veliaj.

Ai shprehu bindjen se PS më 23 korrik do të marrë një fitore të pastër. “E dini si sillet bixhozçiu? Çdo bixhozxhi i rrahur mendon se te dora e radhës do kompensojë ato që ka humbur më përpara. Pastaj, te dora tjetër do kompensojë edhe këtë që humbi. Te dora tjetër pra, ai thotë: ‘Humba dorën e parë, humba edhe një tufë me lekë në gjykatë’, se mendonte që gjykata do ia jepte aforfe, ‘humba edhe kësaj here’. Përgjigjjaa ime nga Kryevidhi është: Nuk ka pazare se ne jemi një forcë që nuk bën pazare me jetën e njerëzve, as me projektet e njerëzve, as me votat, as me fatet e njerëzve. Ne do ta mundim 8-2 siç i ka hije Partisë Socialiste. Nuk ka pazar me matrapazët, nuk ka pazar me bixhozzhinjtë, nuk ka pazar me ata që djegin shtëpinë e tyre. Pra, meqë e donte përgjigjen nga unë, po ia jap live: Ne pazar me bixhozxhinjtë, që e trajtojnë miletin si plaçkë për t’ia çuar Saliut dhe për t’i thënë – “ja i bleva kecat” nuk bëjmë”, nënvizoi Veliaj.

Ai u shpreh se PS ka zgjedhur rrugën e së vërtetës, duke komunikuar me qytetarët. “Pas të dielës vjen e hëna dhe të hënën duhet të matesh me premtimet. Është më e mirë t’u thuash njerëzve të vërtetën, kjo bëhet, kjo s’bëhet, kjo është e mundur, kjo s’është e mundur, që të kemi mundësi të hënën ta shohim njëri-tjetrin në sy. Për të gjitha gjërat që themi, ato do të bëhen dhe të gjitha gjërat që bëhen janë pikërisht sepse i kemi thënë në fushatë”, theksoi Veliaj.

Erion Veliaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

35-vjetori i PS në Vlorë/ Rama mbledh socialistët në Sheshin e Flamurit: Investimi 4 miliardë dollarë në Zvërnec do të jetë bekim për gjithë Shqipërinë

20:40 / June 5, 2026

Samiti BE-Ballkani Perëndimor, kryeministri Rama takon homologun holandez

13:24 / June 5, 2026

Protesta për Zvërnecin, Rama: Luftë hibride, pas saj qëndrojnë iranianët

12:40 / June 5, 2026

Rama nga Mali i Zi: BE të mos vonojë integrimin, të kalojë te anëtarësimi gradual

12:38 / June 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.