Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Këshilli i Integrimit, deputeti i PS, Gogu: Dialog konstruktiv me opozitën për negociatat me BE

13:10 / July 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 85
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zv.kryetari i Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, deputeti i PS-së, Toni Gogu vlerësoi në takimin e kësaj të mërkure, punën e shkëlqyer që është bërë nga autoritetet shqiptare në procesin e negociatave me Bashkimin Europian, ndërsa vlerësoi edhe dialogun konstruktiv me opozitën për këtë çështje.

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian, Gogu u shpreh se nuk kishte ditë më të mirë se sa sot për t’u mbledhur, pasi sot shënohet 1 vit nga hapja e negociatave. “Njëlloj si prindërit e rinj kur fëmija mbush 1 vjeç, ka nga ata që thonë nuk ka filluar të flasi akoma shpejt, nuk ka marrë vrapin, ka nga ata që janë shumë mirënjohës që fëmija jo vetëm ka ecur për po ecën mirë”, tha ai.

Gogu vlerësoi punën e delegacioneve shqiptare që sipas tij, “po anëtarësojnë Shqipërinë ndërsa ne flasim dhe po bëjnë gati grupkapitullin e parë që negociatat mundësisht të hapet në fillim të vitit tjetër”. Gogu tha se kjo është pranuar nga komisioneri Varhelyi.

“Metodologjia ka ndryshuar. Tani ne negociojmë grupkapitujt. Rendi dhe siguria janë po aq të rëndësishme sa administrata publike. Në momentin që ne kemi 5 kapituj së bashku që bëhen gati në fund të këtij viti për të hapur negiociatat, do të thotë se është bërë një punë e shkëlqyer pasionante dhe profesionale nga i gjithë ekipi negociues”, tha ai.

toni gogu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Ministria në flakë, reagon Toni Gogu: Djegia e një zyre nuk është ushtrim i së drejtës së protestës

22:58 / October 14, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.