Policia e Krujës ka asgjësuar rreth 1200 bimë kanabisi dhe ka vënë në pranga një person në Krujë.
Në operacion u përfshinë 10 grupe kontrolli me 80 forca policore dhe 7 dronë. Operacioni antikanabis, i cili po drejtohet nga shefi i Komisariatit Kreshnik Alimadhi dhe stafi i ri drejtues, u shtri në Malësinë e Krujës dhe në territore të tjera të rrethit të Krujës.
Gjatë një prononcimi, Alimadhi ka bërë me dije se aktualisht është duke u zhvilluar faza e 29-të e operacionit dhe gjatë kësaj faze janë asgjësuar rreth 1200 bimë të dyshuara kanabis, si dhe është vënë në pranga 1 shtetas.