Policia Kufitare në Shëngjin iu ka ardhur në ndihmë pesë pushuesve që ngelën në mes të detit.
Pushuesit, të rritur por edhe të mitur, po lundronin me 3 mjete lundruese tip kajak, por për shkak të erës së fortë që po frynte, kishin humbur kontrollin mbi drejtimet e mjeteve lundruese, dhe për pasojë ishin larguar shumë nga bregu dhe rrezikonin të mbyteshin.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë, me mjet lundrues.
Punonjësit e Policisë i kanë shoqëruar ata deri në breg, së bashku me mjetet e tyre lundruese.
