Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Ju këtu shisni edhe pjeshkë”, Açka tregon çfarë tha Gjinushi: O zonja do ta votoni këtë burrë si drejtuesi i ASH?

10:11 / July 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Acka
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputetja e PD-së, Flutura Açka ka reaguar një ditë pasi maxhoranca votoi ligjin që i hapi rrugë zgjatjes së mandatit të kreut të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi. Açka nuk i ka kursyer ironitë, ndërsa ka treguar se çfarë ka deklaruar një ditë më parë Skënder Gjinushi. “Ju këtu shisni edhe pjeshkë!”. E kishte fjalën për bahçen e Parlamentit, ku si specialist i frutikulturës politike, e ka shëtitur plot dyzet vite. Ah të ketë gojë humusi i kësaj toke të mbarë politike të flasë! Zoti Gjinushi ka shumë të drejtë, do të marrë mandat të ri në Parlament, siç mori ilegalisht dhe në shkelje të plotë të ligjit në Komisionin e turpshëm të djeshëm”, shkruan Açka.

Postimi i plotë

Skënder Gjinushi sot në bahçen e pjeshkëve! “Ju këtu shisni edhe pjeshkë”,-tha Skënder Gjinushi (Kryetar i Akademisë së Shkencave!!!), në mbledhjen e Komisionit Parlamentar për Edukim dhe Mbetet e Informimit Publik më datë 11 korrik 2023.

Ishte nervoz se po i rrezikohej mandati dhe duhej të matrikullonte me saktësinë e sarkazmës së tij mushtore, punistët, gratë e bindura dhe shqytarët e oligarkëve në Komision, që të mund të ngrinte më pas në bashkëpunim me drejtuesit e Parlamentit kurthin e djeshëm: të zgjaste mandatin e tij.
“Ju këtu shisni edhe pjeshkë!”. E kishte fjalën për bahçen e Parlamentit, ku si specialist i frutikulturës politike, e ka shëtitur plot dyzet vite. Ah të ketë gojë humusi i kësaj toke të mbarë politike të flasë!

Zoti Gjinushi ka shumë të drejtë, do të marrë mandat të ri në Parlament, siç mori ilegalisht dhe në shkelje të plotë të ligjit në Komisionin e turpshëm të djeshëm. O zonja të Parlamentit, o gra të trembura, do ta votoni ju këtë burrë si drejtuesi i Akademisë së Shkencave sot pas këtyre fjalëve për ju!

Do ta votoni ju zonja, vërtet? Do ta votoni ju, zonja Nikolla?! Ju, gruaja që drejtoni Kuvendin e Republikës së Shqipërisë dhe ku i kanë sytë mijëra gra shqiptare?! Ç’model do t’u jepni sot ju atyre grave duke votuar këtë seksist me pushtet? Nëse po, mos dilni më të flisni për të drejtat e grave, për barazinë gjinore, mos dilni më të shisni moral kur votoni qesëndisjen tuaj nga një gojë që ju ka tallur ju, edhe ne të gjitha, zonjat e Parlamentit! Dëgjojeni vetë, nuk guxoi ta përsërisë fjalën me mikrofon të hapur.

Flutura Açka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.