Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Zhupa akuza PS: Ndërhyni në garë që Skënder Gjinushi të marrë një mandat të dytë. Bëjeni kryetar Kuvendi

11:45 / July 20, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ina zhupa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dje (e mërkurë) kur Skënder Gjinushit i mbaroi mandati në krye të Akademisë së Shkencave, anëtarët e PS-së të Komisionit për Edukimin në Kuvendin e Shqipërisë u mblodhën dhe brenda 4 minutash votuan projektligjin që i lejon Gjinushit një mandat i dytë në krye të këtij institucioni.

Gjatë fjalës së saj në foltoren e Kuvendit, deputetja e PD-së Ina Zhupa tha se nuk mund të futet në rend dite një projektligj që ka ardhur nga një mbledhje që është zhvilluar në mënyrë të paligjshme. Po ashtu ajo i tha maxhorancës që Gjinushin ta bëjnë kryetar Kuvendi.

“Një mbledhje 4 minuta e njoftuar në WhatsApp, jashtë rregullave, e protokolluar në orën 2, e votuar, dhe ju nuk mund të fusni në rend dite një projektligj që ka kaluar me mbledhje të paligjshme. Mbledhjet e deputetëve që mbahen pa u thirrur nuk sjellin asnjë pasojë dhe ne nuk mund të zhytemi në paligjshmëri dhe të fusim një produkt që ka ardhur në një mbledhje të paligjshme. Keni frikë të përdorni elektronikën. Unë kam qenë në orën 11, aty nuk ka pasur mbledhje. Janë mbledhur kaçakshe në orën 11 e 25.

Gjinushin merreni bëjeni kryetar parlamenti sepse me të njëjtën arrogancë do të qeverisë, madje kryeministër e shkuar kryeministri. Turp që ju pranoni që një tempull i dijes siç është Akademia e Shkencave është pa një kryetar të ligjshëm dhe ju sot ndërhyni në garë dhe të ketë mundësi Gjinushi të marrë mandat të dytë. Kjo është e paparanushme se si një parlament ndërhyn për ambiciet e një individi. Këtë projektligj nuk mund ta kaloni se nuk ka pasur një mbledhje të rregullt për të”,-tha Zhupa.

ina zhupa
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.