Një tjetër aksident i rende ka ndodhur në aksin e vjetër Lezhe- Milot në afersi të fshatit Pllanë. Dy automjete të tipit Benz janë perplasur mes tyre. Përplasja duket e fortë aq sa njëri prej mjeteve është përmbysur me gomat lart.
Për pasojë drejtuesi i mjetit ka përfunduar në spital. Në vendin e ngjarjes ka shkuar policia, e cila po kryen veprimet proceduriale.
Pothuaj çdo ditë regjistrohen aksidente në rrugët e Lezhës. Një natë më parë mjeti përplasi një motor.
