Kryeministri Edi Rama mëngjesin e kësaj të premteje e ka nisur me një foto nga plazhi i Velipojës, i cili ofron mundësi argëtimi për çdo grupmoshë. “Deti i Velipojës renditet ndër më të pastrit për cilësinë e ujërave dhe me mundësinë që i ofrohet çdo grupmoshe për të kaluar pushimet pranë rërës së imët e tejet kurative”, u shpreh kryeministri.
Velipoja është plazhi më verior i Shqipërisë me bukurinë dhe kontrastet e forta që e karakterizojnë, ndërkohë që ky bregdet renditet ndër më të pastrit në vend për cilësinë e ujërave.
Në Velipojë gjendet një ndër plazhet ranore me shtrirjen më të gjerë në Shqipëri. Rëra e tij me efektin kurativ, e ndërthurur me hijeshi me detin, ranishten, lumin, deltën me ishuj, kodrat, pyllin, lagunën e fushat, që ka bërë për vetë çdo vit pushues të shumtë.
