Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Ibrahimaj: Ligji i ri për taksën e pasurisë miratohet brenda vitit

11:52 / July 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1686923639 ibrahimaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bën me dije se ligji i ri për taksën e pasurive parashikohet të miratohet brenda vitit.

Në konferencën “Financat Vendore” ku po merr pjesë, ministrja theksoi se me miratimin e këtij ligji do të rriten ndjeshëm edhe të ardhurat e bashkive.

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj bën me dije se ligji i ri për taksën e pasurive parashikohet të miratohet brenda vitit.

Në konferencën “Financat Vendore” ku po merr pjesë, ministrja theksoi se me miratimin e këtij ligji do të rriten ndjeshëm edhe të ardhurat e bashkive.

“Ka filluar një proces të konsultimit publik, i cili synon të ndryshojë ligjin mbi taksën e pasurisë. Ka filluar që në fillim të këtij viti, synojmë që brenda vitit të miratojmë ligjin. Synohet që nëpërmjet këtij ligji të rritet ndjeshëm taksa mbi pasurinë, pra që do të ndikojë ndjeshëm në të ardhurat e bashkive.

Megjithatë është një proces i komplikuar që prek të gjithë popullatën. Synohet që taksat për banesat të hyjnë në fuqi në 2026 ndërsa për tokat bujqësore në 2028. Nëpërmjet këtij ligji ne do të duam që tashmë taksa me pasurinë të vlerësohet mbi vlerën reale dhe jo mbi çmimet e referencës. Do të duhet një angazhim më i madh i të gjitha bashkive me qëllim bashkëpunimin, zbatimin e ligjit që do të miratohet por me qëllim mbledhjen e taksës në të gjithë vendin”, theksoi ministrja

Gjithashtu Ibrahimaj vuri në dukje disa ndryshime që do të bëhen në mënyrën se si do të llogaritet performanca financiare e bashkive.

“Gjatë vitit 2023, kemi miratuar ligjin që bën disa ndryshime në mënyrën se si raporti kalkulohet dhe performanca financiare kalkulohet. Nëse deri këtë vit, ne performancnën financiare e llogarisnim bazuar në planin e buxhetit, tashmë do të analizohet bazuar në faktin e shpenzimeve dhe të ardhurave. Kjo do të implikojë disa ndryshime në performancën që kanë bashkitë sot pasi diferenca mes planit dhe faktit është e ndjeshme. Që do të thotë se secili prej jush do të duhet të marrë masa të rëndësishme gjatë vitit me qëllim zbatimin e planifikimit që bëni.

Kemi pasur përmirësim nga viti në vit të menaxhimit të bashkive. Nëse vjet kishim 10 bashki me probleme financiare, sot kemi 8. Nëse vjet kishim 7 bashki me vështirësi financiare, sot kemi 4.”, theksoi ministrja.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Të ardhurat nga puna jashtë vendit arrijnë rekord, 192 milionë euro në tremujorin e parë

09:27 / July 31, 2026

Falja e detyrimeve dhe skema 50 me 50, ekspertja: Faqet tatimore të çdo biznesi janë pastruar totalisht

15:53 / July 28, 2026

19 biznese firmosin marrëveshjen për “Paqen Fiskale”, Tatimet: Tregtia kryeson aplikimet

15:45 / July 28, 2026

Ministri i Financave prezanton rezultatet për gjashtëmujorin e parë të vitit 2026: Rritje ekonomike dhe paga më të larta

13:08 / July 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.