Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Reforma Zgjedhore nis në shtator; palët nuk prodhuan asnjë rezultat konkret

15:15 / July 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1579004514 1ok 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe për këtë sesion parlamentar komisioni për reformën zgjedhore nuk prodhoi asnjë vendimmarrje. Mazhoranca qeverisëse dhe opozita do të vendosin në shtator për fatin e një prej reformave më të rëndësishme, atë zgjedhore.

Në mbyllje të punimeve të kuvendit dhe me nisjen e pushimeve për deputetët, PS dhe PD u morën vesh që deri në 23 shtator, kur i përfundon afati komisionit të posaçëm për “zgjedhoren” të mos ketë një vendimmarrje për shtyrjen e tij me gjashtë muaj të tjerë.

“Afati i komisionit përfundon në 23 shtator, deri atëherë ne marrim kohën sesi për të çuar përpara reformën zgjedhore”, deklaroi Bardhi.

“Komisioni do të quhet funksional deri në shtator dhe më pas në fillim të shtatorit le të shtyjë mandatin”, deklaroi Gjiknuri.

Gjasa është që “zgjedhorja” do të ndezë debatin politik që në nisje të sesionit parlamentar jo vetëm mes mazhorancës qeverisëse dhe opozitës, por edhe brenda grupit parlamentar të demokratëve, për aq kohë sa bashkëkryetar në komision është Enkelejd Alibeaj, mbështetës i Lulzim Bashës.

Kryetari i ri i deputetëve të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi krijimin e një komisionin të ri për reformën zgjedhore, gjë që u refuzua nga bashkëkryetari tjetër, socialisti Damian Gjiknuri.

“Që në shtator në nisje të sesionit të ri parlamentar ne të gjejmë një mënyrë sesi do ta çojmë përpara reformën zgjedhore, nodhsta duke rikonceptuar punën brenda komisionit”, Gazmend Bardhi.

“Komisioni nuk mund të rri peng i mosmarrëveshje që janë brenda opozitës. A ka nevojë që ju pasi të konsolidoni veten tuaj, të ndryshoni njerëzit, nuk e pengon asgjë.Ne nuk duam ta ndërpresim komisionin pasi do të kthehemi te pika zero. Harroni një gjë që për thelbin dhe objektinin e komisionit kemi dakordësuar, madje edhe me faktorin ndërkombëtar”, tha Gjiknuri.

Prej shkurtit të një viti më parë, kur komisioni i reformës zgjedhore nisi punën ai nuk solli asnjë produkt real.

Përveç objektit të punës, reflektimi i rekomandimeve të OSBE-ODHIR, “zgjedhorja” do të duhet të nisë diskutimet për dy vendime të Gjykatës Kushtetuese, që sugjerojnë hapjen e listave për kandidatët për deputetë dhe votën e emigrantëve.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.