Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vapa e ethshme e socialistëve, Rama vendos pas verës për ministrat dhe kreun e grupit

16:37 / July 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaaaaaa 3 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Me lëvizjen për të zhvendosur Taulant Ballën në kabinetin e tij qeveritar si ministër i Brendshëm, Edi Rama ka shtuar “oreksin politik” të deputetëve të tjerë për të marrë marrë drejtimin e grupit socialist.

Ky vend vakant brenda radhëve të mazhorancës ka futur deputetet e PS-së në garë me njëri-tjetrin se kush do të jetë ai apo ajo që do të meritojë besimin e kryetarit të partisë.

Deri sa Rama të vendosë në fillim të vjeshtës, pretendentët do të duhet të kalojnë këto ditë të nxehta vere me dyshimin se mos dikush tjetër do të jetë i përzgjedhuri për të zëvendësuar Taulant Ballën.

A2 CNN ka mësuar se deri në shtator këtë detyrë do ta kryejë nënkryetari i grupit socialist Toni Gogu, i cili për shkak të pushimeve të verës dhe mbylljes së punimeve të Kuvendit nuk do të ketë gjithsesi shumë angazhime politike.

Arben Pëllumbi, Ministrja e Shtetit për Parlamentit, Elisa Spiropali, nënkryetarja e Kuvendit Ermonela Felaj dhe vetë Gogu janë emrat më të përfolur brenda rrethit të socialistëve për t’u promovuar në një rol më të rëndësishëm si bashkëpunëtorë më të ngushtë me kryeministrin për agjendën parlamentare të partisë.

Dëshira nuk i mungon asnjërit prej deputetëve aktivë, pavarësisht se në komunikimet me ta thonë që ky është një vendim i kryetarit të partisë, të cilin me gjasë do ta mësojnë live. Ata do të jenë gati për të marrë detyrën në momentin që kreu do ta përcaktojë.

Me këtë arsyetim, Rama i hoqi Ballës në shtator 2021 postin e Sekretarit të Përgjithshëm duke ia kaluar Damian Gjiknurit, por këtë verë lëvizja e kungujve nën sqetulla mund të prekë edhe kabinetin qeveritar.

Zërat brenda partisë e konsiderojnë të domosdoshme nevojën për ndryshime në disa poste ministrore, sidomos pas goditjeve në imazh me çështjen Ahmetaj, apo hetimit për korrupsion të Brukselit për fondet e bujqësisë.

Me mandatin e Olta Xhaçkës që pritet të shkojë para Gjykatës Kushtetuese, ndryshimet në krye të diplomacisë shqiptare konsiderohen gjithashtu të nevojshme, por në PS nënvizojnë se ndryshimet nuk mbarojnë me kaq.

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.