Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Biznesmenit italian të fasonerisë i bllokojnë mallin në doganën e Vlorës, kërkon leje për protestë: Janë 200 punëtorë pa punë

17:46 / July 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1689953537 doganaevlores
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Antonio Parente, administrator i kompanisë ‘Simek Shoes’ sh.pk, një kompani italiane e cila operon në Vlorë në sektorin e fasonerisë, ka paralajmëruar se do të zhvillojë një protestë brenda ambienteve të doganës së Vlorës.

Në një letër dërguar drejtuesve kryesor të institucioneve në vend, biznesmeni italian bën me dije se i kanë bllokuar mallin në doganën e Vlorës e rrjedhimisht edhe punën në fasoneri, në të cilën ka rreth 200 punonjës.

‘Për gati dy javë janë bllokuar në mënyrë të padrejtë nga organet Tatimore veprimet në doganë, konkretisht nga drejtoresha Rajonale e Tatimeve, (sektori i borxhit) Anilda Aliaj. Bllokimi është kryer pa njoftim paraprak të specifikuar ‘Bllokim për Veprimet Doganore’. Kemi pasur vetëm njoftim për fillimin e masave shtrënguese. Jemi në kushtet kur nga rreth 10.6 mln lekë që ishte njoftimi për bllokim, deri në datën 20 korrik, detyrimi për pagesë është rreth 3.3 mln lekë. (Shuma e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore të një muaji punë).

Me gjithë përpjekjet e punonjësve të ministrisë së Financave, drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve Ceno Klosi dhe drejtoresha në fjalë nuk jep asnjë hapësirë për të liruar doganën qoftë dhe për disa ditë, mjafton që kamioni me lëndë të parë të shkarkohet, punonjësit të rifillojnë punën dhe ne të kryejmë eksportin nga i cili fondet që do të vijnë në llogari të shlyejnë dhe ato pak detyrime të mbetura.

Drejtoresha në fjalë nuk zbaton as klauzolat e ligjit 9920, neni 77 pika 7, ku pavarësisht parashikimeve ligjore, lejon klauzolën e kryerjes së një marrëveshje për pagesën me këste të detyrimeve të cilën ja kemi kërkuar disa herë. Dëmet e shkaktuara ndaj kompanisë për vonesa në dorëzimin e produktit janë shumë të larta dhe ne do t’i pretendojmë në rast të përshkallëzimit të situatës, kjo është një përgjegjësi administrative dhe ndaj aksionarëve tanë. ’- thuhet në shkresë.

Në kushtet e mosgjetjes së një përgjigje, biznesmeni italian kërkon që të zhvillojë një protestë bashkë me punëtorët brenda ambienteve të doganës.

‘Nisur nga më sipër duke qenë se rreth 200 punonjës janë pa punë ju kërkojmë ju leje për zhvillimin e një proteste në ambientet e Doganës Vlorë ditën e shtunë datë 22.07.2023 orë 11:00!’- thuhet në shkresë.

64baa61db2231Screenshot 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sherri nisi jashtë bilardos, si i plagosi me thikë 16-vjeçari tre shokët e klasës në Has, arrestohet pas ngjarjes

15:42 / October 23, 2026

I sekuestrohet pasuri me vlerë 77 milionë lekë, një kompani dhe 24 makina anëtarëve të grupit të strukturuar kriminal, SPAK jep detajet

12:44 / October 22, 2026

E akuzuar për terrorizëm, Gjykata e Tiranës vendos për ekstradimin e mësueses turke Julide Yazici

16:24 / October 21, 2026

Mbështetës të Vetëvendosjes bëjnë thirrje nga Prishtina: Nesër nisemi për protestën në Tiranë

20:49 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.