Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Gazetarja Hoxha plas deklaratën ‘bombë’: Pas Petrit Vasilit, do të thirren në SPAK dhe dy ish-ekonomistët e LSI-së

19:38 / July 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Meta Vasili
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar se pas Petrit Vasilit, për të dhënë shpjegime përballë Prokurorit të Posaçëm do të jenë edhe dy ekonomistët e ish-Lëvizjes Socialiste për Integrim.

E ftuar në “Top Talk”, Hoxha tha se ekonomistët do të thirren për të sqaruar lëvizjet financiare mbi kontratën e lobimit të vitit 2017, për të promovuar LSI-në dhe realizuar fotografi gjatë ceremonisë së inagurimit në 20 janar me Presidentin Donald Trump.

“Vasili qëndroi përballë Prokurorit të Posaçëm të SPAK për më tepër se një orë e 30 minuta, në cilësinë e zv.kryetarit të partisë që dikur njihej me emrin LSI. Ai nuk dha detaje, por tha për mediet se është thirrur në cilësinë e personit që ka dijeni mbi rrethanat e hetimit.

Ajo çka pritet dhe që mu konfirmua në rrugë jozyrtare nga anëtarë të grupit të hetimit është pikërisht hapi tjetër hetimor. Dy nga ekonomistët e dikur kohe Lëvizja Socialiste për Integrim, pritet që të thirren nga Prokurorët e Posaçëm të SPAK për të sqaruar lëvizjet financiare për atë që njihet si kontrata e lobimit e vitit 2017, për të promovuar LSI-në dhe realizuar fotografi gjatë ceremonisë së inagurimit në 20 janar me Presidentin Donald Trump.

Kjo është në formë të përmbledhur ajo çka prokurorët e SPAK po përpiqen të realizojnë për të kuptuar nëse ka apo jo korrupsion dhe pastrim parash.

Çështja e njohur publikisht tashmë, është se mbas të dhënave të publikuara nga mendiet ndërkombëtare një kallëzimi u bë në qershor të vitit 2022 nga një ish-deputet dhe më pas pati edhe disa kallëzime të tjera që janë bashkuar në një dhe po hetohen nga Sotir Kllapi.

Jo zyrtarisht më është konfirmuar gjithashtu se SHBA-të i janë përgjigjur një letërporosie të përcjellë vitin e kaluar nga SPAK sa i takon kësaj kontrate, ndërkohë që nuk ka ende përgjigje nga Qipro për kompaninë e përfolur si kompani guackë, por nuk kanë ende përgjigje letër-porosishë nga vende të tjera sikurse Austria dhe San Marino të cilat duhet të japin përgjigje për ndërhyrjet estetike disa milionëshe të denoncuara nga avokati Idajet Beqiri”- tha Hoxha.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.