Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Veliaj në Rrogozhinë: Berisha si pijaneci i lagjes, përgojon gjithë dynjanë; Iliri nuk del nga pishina e tij në Lalz

20:14 / July 21, 20234 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
VELIAJ RROGOZHINE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesi politik i PS për Qarkun e Tiranës, Erion Veliaj deklaroi nga Rrogozhina se vota në zgjedhjet e kësaj të diele është për të bërë më shumë punë të mira. Ai nënvizoi se Meta dhe Berisha e shohin pushtetin si plaçkë për interesat e tyre dhe jo për t’u shërbyer qytetarëve.

“E keni parë më Ilir Metën pas 14 Majit, pasi mbaruan zgjedhjet? Nuk e di ku është, por e sigurt që nuk është me popullin. Ai që tha do jem me popullin, ja ku është Kavaja. E keni parë Saliun t’i shërbejë popullit? E keni parë Ilir Metën të dalë nga pishina dhe t’i shërbejë popullit!? Se e duan si plaçkë, që të thonë që e kapëm edhe këtë. Nuk e duan për të shërbyer. Pushteti, bashkia, qeveria, këshilli bashkiak nuk është qëllim në vetvete si plaçkë, por është një instrument me të cilat ne ndërtojmë çerdhet dhe bëjmë punë. Ne e duam këtë mundësi për t’ i shërbyer për punë, jo për plaçkë”, tha Veliaj.

Drejtuesi politik solli shembullin e Kavajës, e cila pas ndërrimit të drejtimit është mbushur me plehra. “Është në interes të Rrogozhinës të rrijë me Edi Ramën, me Partinë Socialiste, me Prefektin e Tiranës, me Kryetarin e Qarkut, me mundësitë që ofron kjo organizatë që drejtohet nga forca jonë politike, por që i shërben të gjithëve njësoj. E keni parë Saliun? I fitoi ai 4-5 bashki. Shiheni Kavajën, janë bërë plehrat mullar. Shkoni shiheni tani. Nuk kanë as fuqi të pastrojnë plehrat se nuk dinë ata të bëjnë punë”, shtoi ai.

Duke u ndalur tek sulmet e Berishës, Veliaj nënvizoi se ka ikur koha e atyre që mendojnë se rruga e duhur është përça dhe sundo. Drejtuesi politik i qarkut Tiranë shtoi se PS është e vetmja forcë politike që ka si moto të saj punën dhe bashkimin. “E keni parë Saliun përditë o merret me gruan e njërit, ose merret me fëmijën e tjetrit, ose merret me familjarët e tjetrit. Tamam si ata pijanecët e këqij, që rrinë te cepi i lagjes dhe i flasin gjithë dynjasë që kalon aty dhe përgojojnë gjithë dynjanë. Një pensionist i rrjedhur që sot nuk mban më gojën. Ai mendon se gjithë gratë janë si familja e tij. Ai merret me gjithë gratë e tjerëve sepse mendon se të gjithë janë si goca e tij, që e kishte 3 mln euro faturën për çdo biznes. Ata mendojnë se gjithë çunat e Shqipërisë janë si çuni i tij, vrit njerëz në bulevard, vrit njerëz në Gërdec, hidh njerëz në erë. Ai mendon se të gjithë ne jemi përça dhe sundo. Ka një forcë, partia jonë, që ka bashkim, ka dashuri, ka punë, ka mirësi. Nuk funksionon përça dhe sundo në vitin 2023 dhe nuk funksionon goja e fëlliqtë në vitin 2023”, theksoi Veliaj.

Sa i përket kandidatit të opozitës, Veliaj deklaroi se lekët që ai po harxhon në këtë fushatë, do të ishte më mirë t’i kishte shpenzuar gjatë pandemisë ose tërmetit, duke u ardhur në ndihmë qytetarëve. “Ai Çimi i bixhozit, ju mendoni se po e ha meraku dhe po harxhon lekë se do t’i shërbejë Rrogozhinës? Ai e kishte mundësinë, të kishte harxhuar aq lekë sa po harxhon tani për një karrige. Të kishte ardhur bujrum pas tërmetit, kishim shumë nevoja. Sollëm kontejnerë dhe çadra, kishim nevoja, por nuk harxhoi jo miliona euro, por asnjë qindarkë se nuk do me ia dit për njerëzit. E do Rrogozhinën si plaçkë. Ne kishim halle. Ju kujtohet vaksina? Kam qenë këtu kur sollëm me Kryeministrin vaksinat, te qendra shëndetësore dhe u rreshtuan me radhë. Filluam me pensionistët që të vaksinoheshin”, tha Veliaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Ulja e TVSH-së dhe heqja e taksës së qarkullimit, Malaj zbulon planin: Po shqyrtohet Bordi i Transparencës i përhershëm për kontrollin e çmimeve

11:31 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.