Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Marrëdhëniet mes Metës e Berishës në krizë? Minxhozi: S’ka komunikim publik normal mes tyre. Janë dyshe humbëse, e provuan më 14 maj

20:36 / July 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3439
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dyshja e koalicionit “Bashkë Fitojmë” duket se po përjeton një krizë të thellë në raportin e tyre politik. Kjo pikëpyetje del në skenë edhe nga “heshtja” e tyre, sidomos pas zgjedhjeve lokale të 14 majit teksa morën një rezultat zhgënjyes.

Analisti politik Skënder Minxhozi tha në ABC News se Ilir Meta ka kohë që nuk artikulon asnjë ide në publik dhe nuk mbështet tezat politike, të cilat përpiqet t’i shtrojë Berisha përmes daljeve publike.

“Çifti Meta nuk është më aktiv me sa duket. Ilir Meta ka disa javë që nuk hedh asnjë tezë politike në treg, që nuk mbron asnjë ide, që nuk përpiqet të paktën që as të motivojë pjesën e elektoratit të tij, të cilin duhet ta  mbajë gjallë politikisht po themi.

Nuk ka komunikim publik normal dhe të shpeshtë me Berishën siç do duhet të ishte, që nuk i del përkrah tezave të Berishës kur bën betejat e tij vetmitare dhe e ka lënë vetëm.

Duke i mënjanuar, sidomos edhe në raportin e Berishës me amerikanët dhe duket e Meta ka një qasje shumë më ndryshe, dhe shumë më të kujdesshme se doktori, dhe një ndër arsye e krizës është kjo”, theksoi ai.

Sipas Minxhozit, Meta e ka kuptuar tashmë se me Berishën nuk merr rezultat pozitiv në zgjedhje.

“E dyta, është se Meta e kuptuar tashmë se kjo dyshe është dyshe e pafat që mund të sjellë në zgjedhje dikur opozitën e sotme. Zgjedhjet e majit i provuan edhe Metës, në fakt të dyve, se ata janë një dyshe humbëse”, theksoi Minxhozi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.