Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

17 vrasësit e dënuar në Britani që pritet të deportohen në Shqipëri

20:32 / July 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
TELEMMGLPICT000343526325 16900279112180 trans NvBQzQNjv4Bq IWLY18X4 CzgyIcjLEAj SVWeZ vEN7c6bHu2jJnT8
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pak ditë më parë u miratua marrëveshja e përbashkët ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar.

Sipas marrëveshjes pritet që të deportohen drejt vendit tonë 17 shqiptarë për të përfunduar pjesën e mbetur të dënimeve. Mes të dënuarve është edhe vrasësi serial Mane Driza.

Driza – i njohur edhe si Tony Montana apo “Scarface”,  është dënuar me 336 vite burg. Në vitin 1999, ai vrau një bashkatdhetar Stefan Mone, duke shkaktuar 120 plagë nga sulmi me një thikë bllokimi. Më pas ai iku në Itali, ku vrau dy persona në një bar në Siçili. Ndërsa 6 muaj me vonë, tentoi të vriste dhe një person tjetër, por iu bllokua arma.

I dyti që pritet që të dëbohet është Koci Selamaj, 37 vjeç i dënuar me minimum 36 vjet burg për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa në shtator 2021″ thuhet në artikull.

Emrat e tjerë në listë janë; Ali Qazimaj, Erland Spahiu, Erion Voja, Besnik Berisha, Eugert Merizaj, Elton Sefa, Josif Nushi, Radian Lika dhe Erlin Hasa.

Të burgosurit do të sillen në vendin e origjinës sipas marrëveshjes ku Britania do t’i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të rikthyer 200 nga “kriminelët më të rrezikshëm”, shkruajnë mediat angleze.

depertim shqiptar
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Pak studentë para Ministrisë së Arsimit/ Pas dhunës paralizohet aktiviteti tregtar në Rrugën e Durrësit

12:06 / October 17, 2026

Protestat/ 6 efektivë dhe një shef Rendi të pezulluar në 4 ditë, AMP nis hetime për shkeljet e policisë

09:21 / October 17, 2026

Iran/ Cisterna me mbi 2 milionë fuçi naftë merr flakë

09:11 / October 17, 2026

Rama prezanton ‘Dëmi im’ për bizneset e vogla në E-Albania: Do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara

08:53 / October 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.