Pak ditë më parë u miratua marrëveshja e përbashkët ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut, për transferimin e personave të dënuar.
Sipas marrëveshjes pritet që të deportohen drejt vendit tonë 17 shqiptarë për të përfunduar pjesën e mbetur të dënimeve. Mes të dënuarve është edhe vrasësi serial Mane Driza.
Driza – i njohur edhe si Tony Montana apo “Scarface”, është dënuar me 336 vite burg. Në vitin 1999, ai vrau një bashkatdhetar Stefan Mone, duke shkaktuar 120 plagë nga sulmi me një thikë bllokimi. Më pas ai iku në Itali, ku vrau dy persona në një bar në Siçili. Ndërsa 6 muaj me vonë, tentoi të vriste dhe një person tjetër, por iu bllokua arma.
I dyti që pritet që të dëbohet është Koci Selamaj, 37 vjeç i dënuar me minimum 36 vjet burg për vrasjen e mësueses së shkollës fillore Sabina Nessa në shtator 2021″ thuhet në artikull.
Emrat e tjerë në listë janë; Ali Qazimaj, Erland Spahiu, Erion Voja, Besnik Berisha, Eugert Merizaj, Elton Sefa, Josif Nushi, Radian Lika dhe Erlin Hasa.
Të burgosurit do të sillen në vendin e origjinës sipas marrëveshjes ku Britania do t’i paguajë Shqipërisë 4 milionë paund në vit për të rikthyer 200 nga “kriminelët më të rrezikshëm”, shkruajnë mediat angleze.