Edhe tre orë na ndajnë nga mbyllja e votimeve për bashkinë e Rrogozhinës. Pjesëmarrja është 32.57%. Deri më tani kanë votuar 7924 qytetarë.
Por ndryshe nga zgjedhjet e 14 Majit, sot nuk do të votojnë të burgosurit. Ndërsa në zgjedhje janë thirrur rreth 33 mijë qytetarë me të drejtë vote.
Kujtojmë që në garë për kreun e ri të bashkisë janë dy kandidatët Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit “Bashkë Fitojmë”.
