Tymi i zi ka pushtuar qytetin bregdetar të Vlorës, pasi vend grumbullimi i mbetjeve urbane u përfshi nga flakët këtë të diel. Pamjet janë tejet shqetësuese si për banorët ashtu edhe për mijëra pushues që kanë zgjedhur këtë qytet për të kaluar pushimet
Flakët kanë përshkuar pothuajse të gjithë fushën e mbetjeve urbane të qytetit. Siç shihet në pamjet e siguruara nga Tirananews.al, tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, duke shkaktuar dëm kolosal për qytetin, pasi djegia e mbeturinave çliron kimikatet e dëmshme për organizmin.
Zjarri i madh rrezikon edhe banesat afër vatrës.


