Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Shtet apo privat, kë preferojnë shqiptarët për punuar?

15:12 / July 24, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
punesim takim
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri, vetëm 42% e qytetarve duan të punojnë në sektorin publik, sinjalizojnë shifrat më të fundit nga Barometri i Ballkanit 2023. Kjo normë ndahet në 28 pikë përqindje për ata që duan thjesht të punojnë në sektorin publik, dhe 18 pikë përqindje ata që duan të punojnë në një  kompani publike. Kjo nomë na vendos në vend të fundit në rajon. Asnjë vend tjetër i rajonit nuk ka një normë kaq të ulët të atyre që preferojnë të punojnë në “shtet”. Mesatarja e rajonit fiksohet pranë 53%.

Ndërkohë, 24% e shqiptarëve të anketuar preferojnë sektorin privat, ndërkohë që plot 34% nuk kanë asnjë preferencë ose refuzojnë të përgjigjen. Në vend të parë në rajon ndër popujt që duken më të dashuruar me punën në “shtet”, sipas anketës së Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal janë boshnjakët, me 64% të të anketuarve që e preferojnë. Pas tyre ndjekin serbët, me 63%, dhe malazezët me 58%. Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, dhe Shqipëria e vendit të fundit mbyllin renditjen e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor sipas preferencave që kanë, në shtet apo në privat.

Por, ajo që bie më shumë në sy nga shifrat është krahasimi me vitet e kaluara. Në vitin 2015, ishin 74% e shqiptarëve të anketuar të cilët preferonin të punonin në “shtet” dhe 26% në privat. Pavarësisht se kjo shifër për vitin 2015 ishte nën mesataren e rajonit, mbetet ndjeshëm më e lartë se sot.

Pra, në harkun e 8 viteve, përqindja e shqiptarëve që preferojnë të punojnë në shtet, krahasuar me sektorin privat ka rënë ndjeshëm. Madje këto shifra vijnë në një kohë që pagat në adminsitratën publike janë rritur ndjeshëm ose pritet të rriten, bazuar në prioritetet dhe politikat që po ndjek qeveria shqiptare.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shkollë edhe gjatë verës: Pr.buxheti 2027 përfshin “Summer School”, bashkë me programin “Pas shkolle”

16:55 / November 14, 2026

Rama debat me Spiropalin në Asamble! Deputetja: Ka mes nesh që kanë abuzuar me pushtetin

15:59 / November 14, 2026

U paralajmërua për protestë kombëtare, para Ministrisë së Arsimit vetëm një grup protestuesish

15:18 / November 14, 2026

Po shuanin zjarrin në një ndërtesë, humbin jetën dy zjarrfikës

14:28 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.