Regjisori serb, Stevan Filipoviç, ka deklaruar për gazetën boshnjake “Slobodna Bosna” se presidenti Aleksandër Vuçiç është “mbetje” e nacionalizmit të viteve 90′ dhe si i tillë do të përfundojë si ish-paraardhësi i tij, Sllobodan Millosheviç.
“Vuçiç është një mbetje e viteve 1990, asistenti i Sheshelit që tani ka pushtet absolut në diçka që duket më shumë si një kompani private sesa një shtet. Mendoj se është shumë e rrezikshme dhe qindra mijëra qytetarë në Serbi që dolën në rrugë gjatë këtyre protestave e ndajnë këtë mendim. Çfarë do të ndodhë më pas varet nga aftësia e ne qytetarëve për t’u artikuluar politikisht dhe përfundimisht për të gjetur një partner në atë që quhet opozita në Serbi, dhe kjo është gjithashtu pjesë e problemit. llobodan Millosheviç përfundimisht ra për shkak të një sërë protestash të ngjashme, por duhet të jemi të vetëdijshëm se është një maratonë, jo një sprint. E njëjta gjë do të ndodhë me autokratin Vuçiç, i cili po shkon drejt diktaturës”, u shpreh Filipoviç.
