Gjatë mesditës së Martë, sërish ka pasur dëmtime të linjave transmetuese të tensionit të lartë në zonën midis Tiranës dhe Elbasanit. Burime të besueshme bënë me dije se këputja e përcjellësve të kësaj linje ka ndodhur afër Tunelit të Kërrabës.
Për riparimin e saj po punojnë dhjetra inxhinierë dhe punonjës të OST dhe tensionit të lartë. Aktualisht disa zona janë ende pa energji.
Gjatë kësaj vere këputja e linjave elektrike të transmetimit të energjisë ka qenë e shpeshtë dhe jo rrallë është rrezikuar edhe jeta e qytetarëve sidomos në Njësinë Administrative të Bradasheshit, ku ka pasur disa raste të këputjes së përcjellësve të Linjave të Tensionit të Lartë.
