Një 69-vjeçar ka humbur jetën në Himarë si pasojë e problemeve shëndetësore që i janë shfaqur menjëherë pas futjes në ujë.
Sipas policisë mësohet se ngjarja ka ndodhur mesditën e kësaj të mërkure në plazhin e Qeparos, ku 69-vjeçarja, banuese në Kudhës, sapo ka rënë në kontakt me ujin nuk është ndjerë mirë nga gjendja shëndetësore dhe ka humbur jetën.
