Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Arrestohet 57-vjeçari që vidhte targat e makinave të turistëve të huaj, ua shiste grupeve kriminale

16:28 / July 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1690381176 durres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arrestohet 57-vjeçari Sami Fejza në Durrës, i cili akuzohet se vodhi targat e 6 automjeteve në pronësi të shtetasve të huaj që kishin ardhur si turistë në Shqipëri, dhe më pas i shiste te grupet kriminale.

“Nga Kosova në Durrës, duke ushtruar veprimtarinë kriminale të vjedhjes së targave të automjeteve të turistëve, dyshohet për tua shitur shtetasve me precedent kriminal, për të kryer krime ndaj jetës dhe pronës, në pranga 57-vjeçari. 

57-vjeçari nga Kosova kishte vjedhur targat e 6 automjeteve në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi e Ukraina.    

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale targat e vjedhura në 6 automjete.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në bashkëpunim me shërbimet e Stacionit të Policisë Plazh, pas kallëzimit të disa shtetasve të huaj të cilët kishin ardhur si turistë në Durrës dhe u kishin vjedhur targat e automjeteve, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin polior  të koduar “Targat”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi i autorit të vjedhjeve të targave, shtetasit S. F., 57 vjeç, banues në Mitrovicë, Kosovë.    

Ky shtetas, gjatë ditëve të fundit, në qytetin e Durrësit, në zonën e plazhit, ka vjedhur targat e 6 automjeteve, në pronësi të 6 shtetasve nga Serbia, Moldavia, Mali i Zi dhe Ukraina.    

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas i vidhte targat për tua shitur shtetasve me precedent kriminal, për t’i përdorur për veprimtari kriminale në fushën e krimeve ndaj jetës dhe pronës.”

Durres Kosove targa Vjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026

Dy të plagosur me lëndë plasëse në Përmet, njëri në gjendje të rëndë, dyshohet aksidentale

13:35 / June 3, 2026

Procesi ndaj grupit të Laert Haxhiut/ Dëshmon “Noizy”, sqaron zanafillën e konfliktit me “Cllevion”: Është i fiksuar me mua…

12:34 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.