Damian Gjiknuri është liruar nga detyra e Sekretarit të Përgjithshëm të PS.
Burime për tirananews.al nga mbledhja e Asamblesë së Përgjithshme bëjnë me dije se në vend të tij do të jetë Blendi Klosi, i cili më herët ka qenë dhe Sekretar Organizativ.
Klosit i është kërkuar që ta kryejë këtë detyrë deri në shtator. Nuk dihet nëse kjo lëvizje e Gjiknurit që arriti një rezultat tepër të mirë në zgjedhjet vendore, lidhet me emërimin e tij në ndonjë post ministror apo për ndonjë arsye tjetër. Kjo mbetet për t’u parë në shtator, ku Rama zakonisht ka kryer dhe ndryshime në kabinet.
