Një shtetase nga Portugalia, e quajtur Claudia Sofia Carrera Jaimes, vendosi të protestojë sot e zhveshur para Prokurorisë së Tiranës për shkak të zvarritjes së hetimeve. Mësohet se ajo është kapur me 5 gr kokainë dhe prokuroria po i mban peng procesin.
“E pashë si të vetmen mënyrë për të kërkuar të drejtën time, unë kam ngecur në Shqipëri, nuk më japin pasaportën, nuk është veprim i turpshëm”, mësohet të ketë thënë e reja sipas burimeve nga “Top Channel”.
