Vajza e ish-Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, Ivanka Trump ka qenë në Tiranë së bashku me bashkëshortin e saj. Ata kanë vizituar Muzeun Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”, ndërsa janë takuar edhe me kryeministrin Rama.
Kjo është bërë e ditur nga Muzeu Kombëtar “Shtëpia me Gjethe”. Ndërkohë, në foto shfaqet, kryeministri Rama dhe Richard Grenell.
“Kënaqësi të prisnim në muze Kryeministrin e Shqipërisë, z Edi Rama, Ivanka Trump dhe bashkëshortin e saj, Jared Kushner, të cilët vizituan Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”.
