Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Rocca Priora të Italisë në 13 dhjetor të vitit të kaluar.
Një shqiptar me emrin Petrit Caka u ekzekutua në banesën e tij me porosi të bashkëshortes së tij. E lodhur nga abuzimet e shumta nga bashkëshorti i saj, ajo gjeti zgjidhje të vetme vrasjen e tij, e kështu aktivizoi të vëllanë për të gjetur vrasës me pagesë.
Dy vrasës me pagesë udhëtuan nga Shqipëria për në Itali kundrejt pagesës.
Ata inskenuan një grabitje në shtëpinë e shqiptarit, e më pas e vranë me thikë, duke i shkaktuar një sërë plagësh në qafë dhe në trup me pasojë vdekjen. Pasi ekzekutuan planin e vrasjes, ata u kthyen në Shqipëri po atë mbrëmje, falë mbështetjes së porositësve të vrasjes.