Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Flitet se i dha dosjen e inceneratorëve, reagon Ilir Meta: Nuk kam lidhje me Ahmetajn. Ka përgjegjësinë e tij

17:42 / July 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta ahmetaj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me çështjen e inceneratorëve. Në një intervistë për ABC, Meta u shpreh se Ahmetaj ka përgjegjësinë e tij, por është i bindur se në krye të aferës qëndron kryeministri Edi Rama.

Doja të kthehesha te çështja e Ahmetaj, nga ana juaj u vu re që patët një reagim shumë të vonshëm. Çfarë ndodhi zoti Meta?

“Reagimet e Partisë së Lirisë, mendoj se kanë qenë të menjëhershme. Votimi i deputetëve të Partisë së Lirisë besoj se ka qenë shumë i qartë, besoj se edhe reagimi im ka qenë në kohën e duhur dhe nuk ka pse të lihet shteg për ndonjë hamendësim. Nëse bëhet fjala sa i takn aferës së inceneratorëve, pa asnjë diskutim, Ahmetaj ka përgjegjësitë e tij, si ish ministër i qeverisë Rama, disa herë. Por në hierarkinë e përgjegjësive për aferën e inceneratorëve, janë shumë vende të tjera bosh dhe pastaj vjen Ahmetaj. Në krye dihet se kush qëndron. Qëndron pikërisht ai që kishte fuqinë për të imponuar një aferë të tillë dhe ato vendime të paligjshme.”

Meta deklaroi se nuk ka lidhje me Ahmetaj, sa i takon çështjes së inceneratorëve.

Ju përmendët faktin që këtë herë, deputetët e Partisë së Lirisë kanë votuar pro heqjes së imunitetit për zotin Ahmetaj. Megjithatë, më parë ka ndodhur që kur Rama e shkarkoi zotin Ahmetaj nga zv.kryeministër, 3 deputetë, përfshirë zonjën Kryemadhi, kanë votuar kundër. Arsyeja, dikush mund të mendojë që kjo është një provë që ka pasur një lidhje mes jush dhe Ahmetajt, lidhur me çështjen e inceneratorëve.

“Nuk ekziston asnjë lidhje e tillë. Këto janë lidhje të nxitura, të supozuara nga Edi Rama dhe shtabi i dezinformatorëve të tij. Këto bëhen në kuadër të larjeve të hesapeve brenda partisë, pra, me idenë që ky që ishte njeriu më i besuar i partisë, bashkëpunon me armiqtë e jashtëm të partisë, prandaj duhet sakrifikuar dhe nuk duhet besuar. Nuk duhet besuar pikërisht sepse ka thënë që nuk isha aq i fuqishëm sa të imponoja një aferë kaq të madhe”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026

Fier, Erion Veliaj transferohet nga paraburgimi në spitalin e burgut

13:42 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.