Dy analistët Dritan Hila dhe Roland Qafoku kanë folur për të ardhmen e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe mundësinë që ai të jetë një ditë pasuesi i Edi Ramës.
Dritan Hila: Unë Erion Velinë e shkoj si njeri që i pëlqen vendi i Ramës por ka dhe durimin të presë sepse e di shumë mirë që një kryetar partie që nuk ka vullnetin të të lëshojë vendin, është në gjendje të të shkatërrojë. (…) Erion Veliaj nuk ka frikë të përmende luftën partizane. Po përpiqet të afrohet me veteranët dhe kam vënë re që në ndryshim nga të tjerët që janë të frustruar nga e shkuara, Veliaj nuk ka këtë frikë.
Roland Qafoku: Erion Veliaj është rritur shumë si format politik por ka një armë shumë të fortë në figurën dhe formatin e tij politik. Është një politikan ndoshta nga të rrallët e natyrës sociale. Veliaj është natyrë sociale që i shkon dhe PS. Dalë ngadalë i është rritur edhe autoriteti për shkak të betejave që ka fituar me kundërshtarët dhe brenda PS.
