Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Infertiliteti, burrat që bëjnë këto lloj punësh janë më pjellorë se të tjerët

19:02 / July 27, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
infertiltet cifti 1 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Infertiliteti është një problem në rritje në kohët moderne dhe ka shumë faktorë që kontribuojnë në këtë. Por burrat që bëjnë punë fizike janë më pjellorë .

Sa më kërkuese fizikisht të jetë puna e një mashkulli, aq më të larta janë treguesit e fertilitetit dhe veçanërisht numri i spermës, sipas gjetjeve të një studimi nga studiuesit nga Brigham and Women’s Hospital si pjesë e studimit EARTH të kryer në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit.

Faktori “mashkull” konsiderohet të jetë përgjegjës për 40% të rasteve të infertilitetit, ku problematika kryesore është numri dhe cilësia e spermës.

Në këtë studim të veçantë, u analizua një kampion prej 377 burrash, ku së bashku me partneret e tyre kërkuan trajtim në qendrat e fertilitetit.

Bazuar në pyetësorët që u plotësuan nga burrat, u zbulua se ata që raportuan se ngrinin shpesh pesha ose lëviznin objekte të rënda në punë kishin 46% më shumë përqendrim të spermës dhe 44% më shumë spermë krahasuar me ata që bënin punë më pak të vështira fizike. Ata gjithashtu kishin nivele më të larta të testosteronit, si dhe estrogjenit.

Studiuesit vërejnë se ndërsa një lidhje midis aktivitetit fizik dhe fertilitetit mund të jetë gjetur tek burrat që kërkojnë trajtime të fertilitetit, nevojiten më shumë kërkime për të parë nëse këto gjetje shtrihen në popullatën më të gjerë mashkullore

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026

Çfarë duhet të hamë për të fjetur më mirë? Ushqimet që ndihmojnë për një gjumë më cilësor

14:33 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.