Hulumtuesit definojnë një dietë të shëndetshme atë që përmban shumë fruta dhe perime. Gjithashtu arra, peshkë dhe shumë pak mish të kuq.
Nëse hani një vezë në ditë rreziku për sëmundje kardiovaskulare bie, thotë një studim që është bërë mbi 400 mijë persona në Kinë.
Ata që hanë vezë për çdo ditë janë 18% të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, në krahasim me ata që nuk hanë vezë rregullisht.
Sëmundjet e shpeshta të zemrës përfshijnë sulmet në zemër, çrregullimin e ritmit të zemrës, probleme me venat e gjakut dhe infarkte. Sëmundjet e zemrës shkaktohen nga një mungesë ë ushqimeve të shëndetshme në dietë, peshëës së madhe apo obezitetit dhe mugesës së aktivitetit fizik.
Në të kaluarën, mjekët kanë paralajmëruar pacientët që të evitojnë ngrënien e tepruar të vezëve.
Edhe pse vezët përmbajnë proteina të kualitetit të lartë dhe komponentë të tjerë pozitivë, ato gjithashtu përmbajnë vlera të larta të kolesterolit, që mendohet të jetë e dëmshme.
Hulumtuesit kanë vendosur që të hulumtojnë lidhjen mes shëndetit në zemër dhe ngrënies së vezëve. Ata janë koncentruar në 416 mijë persona në 10 regjione të Kinës. Participantët nuk kishin pasur asnjëherë ndonjë sëmundje kardiovaskulare apo diabetë.
Gjatë nëntë vjetëve ekipi i hulumtuesve ka vëzhguar grupin në fjale. Ata u fokusuan në ngjarjet që ju ndodhen atyre sikur sulmet në zemër dhe hemoragji të brendshme, si dhe shëndetin e arterieve të zemrës.
Gjatë hulumtimit 9.985 njerë vdiqën si pasojë të sëmundjeve kardiovaskulare. 5.013 patën pasoja shëndetësore në lidhje me zemrën. Dhe së paku 84 mijë u diagnostifikuan me sëmundje të zemës gjatë kësaj kohe.
Duke analizuar të dhënat, hulumtuesit gjetën se ngrënia e një veze në ditë është e lidhur me uljen e rrezikut për sëmundje në zemër në krahasim me ata që nuk kishin ngrënë vezë.
Në fakt pjesëmarrësit që hanë një vezë në ditë kishin 26% më pak rrezik të një sulmi hemorragjik, që është më i shpeshtë në Kinë se san ë SHBA. Tutje ngrënësit e vezëve kishin 28% më pak rrezik që të vdisnin nga ifarkti.
Andaj si përfundim preferohet që të shtoni vezët në dietën e juaj ditore, por nuk preferohet të konsumohet me tepricë